Ferati dhe ambasadorja sllovake diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dhe integrimit evropian

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, takoi ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricova, në një takim pune ku u diskutua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në këtë fazë të kritike për vendin.

Gjatë bisedimeve u përqendrua vëmendja në mbështetjen e proceseve që nxisin dialogun ndërmjet bashkësive, promovimin e barazisë dhe përfshirjen sociale, elemente të nevojshme për stabilitetin dhe zhvillimin shoqëror.

Ferati dhe Hricova vlerësuan shkëmbimin e përvojave lidhur me zbatimin e standardeve evropiane, duke theksuar se kjo është thelbësore për forcimin e institucioneve dhe ngritjen e kohezionit shoqëror në Maqedoninë e Veriut.

Palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e projekteve të orientuara drejt promovimit të tolerancës dhe diversitetit.

Në takimin u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin konkret në kuadër të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke e konsideruar këtë si një prioritet thelbësor për situatën aktuale të vendit.

Të dyja palët nënvizuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, të cilat shihen si një bazë e fortë për nisma të reja që shërbejnë interesave të qytetarëve të dy vendeve.