Arrestohet 19-vjeçari nga Maqedonia në Mal të Zi, dyshohet për tentativë vrasjeje ndaj anëtarit të klanit Shkaljar

Policia e Malit të Zi arrestoi në Nikshiq një 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili kërkohej ndërkombëtarisht për dyshimin e tentativës së vrasjes ndaj një anëtari të klanit Shkaljar, një kartel i njohur ballkanik të drogës.

Andrej Tanaskovski u kap në një apartament sekret në lagjen Vidrovan të Nikshiqit, pasi për të ishte lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti lidhur me ngjarjen e ndodhur më 7 gusht 2025 në kompleksin hotelier “Maestral” në Budva.

Sipas njoftimeve zyrtare, 19-vjeçari dyshohet se ka qëlluar dy plumba me armë zjarri drejt Marko Ljubisha-Kan, 56 vjeç, duke i shkaktuar lëndime në kokë. Viktima është identifikuar si një anëtar i klanit Shkaljar, kartelit të fuqishëm të drogës në rajon.

Bashkë me Tanaskovskin u arrestua edhe Neno Markovic, 34 vjeç, nga Nikshiqi, për të cilin ekziston dyshimi se e ndihmoi të dyshuarin të fshihej nga organet e rendit pas kryerjes së krimit.

Gjithashtu, Tanaskovski akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumenti, pasi dyshohet se është regjistruar në një objekt hotelier pranë vendit të ngjarjes me një kartë identiteti të rreme me inicialet J.G. nga Serbia.

Kjo arrestim vjen pas një operacioni të koordinuar nga policia malazeze, e cila vazhdon hetimet, ndërsa rrethanat mbeten të paqarta në disa detaje, sipas raportimeve të deritanishme.

Ngjarja thekson tensionet e vazhdueshme në zonën e Ballkanit lidhur me aktivitetet e kriminalitetit të organizuar dhe përpjekjet për luftimin e tij nga autoritetet rajonale.