Foto: Lewis Capaldi ylli i natës së dytë të Sunny Hill — performon në orën 22:30

Lewis Capaldi ylli i natës së dytë të Sunny Hill — performon në orën 22:30

Lewis Capaldi do të qenë ylli kryesor i natës së dytë të Sunny Hill Festival 2026 dhe pritet të ngjitet në skenën kryesore në orën 22:30, në një performancë që organizatorët e vendosin si një nga më të priturat e edicionit.

Natën e dytë në skenën kryesore do të interpretojnë gjithashtu artistët shqiptarë Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta, EKO dhe Esdeekid, ndërsa në skenën C4 është vendosur të performojë DJ britanik PAËSA.

Organizatorët presin që edhe kjo natë të mbledhë mijëra adhurues nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës; koncerti i Capaldit po përshkruhet gjithashtu si pjesë e rikthimit të tij në skenat ndërkombëtare pas një periudhe larg turneve.

Sunny Hill Festival zhvillohet nga 31 korrik deri më 2 gusht në Sunny Hill Festival Park në Bërnicë — pas hapjes së javës me performancën e Katy Perry, festivali do të përmbyllet të dielën me Martin Garrix.