VLEN kryeson sondazhin e fundit te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Sipas një sondazhi të fundit të kryer në muajin qershor nga Instituti për hulumtim Stratum R&D, partia VLEN shfaqet si forca politike kryesore ndër shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Rezultatet tregojnë se 34% e të anketuarve shqiptarë do të votonin për partinë VLEN, ndërsa 30% për partinë BDI, sipas të dhënave të publikuara më 7 korrik 2026.

Kjo është hera e dytë brenda dy muajve që sondazhet vendosin VLEN-in si partinë më të fortë tek komuniteti shqiptar në vend, duke treguar një konsistencë në mbështetje.

Nga VLEN-theksojnë se këto rezultate pasqyrojnë ndarjen e qartë nga qytetarët midis politikës së rezultateve konkrete dhe propagandës politike, duke vlerësuar punën e dy viteve të fundit si faktorin kryesor të kësaj mbështetjeje.

Në deklaratat e tyre, përmenden miratimi i ligjeve të ndryshme, organizimi i mbi 40 provimeve profesionale në gjuhën shqipe, si dhe realizimi i projekteve infrastrukturore të rëndësishme për komunat shqiptare.

Projektet konkrete përfshijnë ndërtimin e Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, investime në Sheshin “Skënderbeu”, rikonstruktimin e Spitalit të Tetovës, si dhe ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë dhe Korridorit 8.

Gjithashtu, rritja e pagave dhe pensioneve është përmendur si dëshmi e përpjekjeve konkrete të VLEN në mbështetje të qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.