Casio prezanton unazën inteligente CRW-H001M-8, çfarë ofron?
Casio ka prezantuar një unazë inteligjente që kombinon pamjen e një ore klasike me funksionet e një ore smart: modeli quhet CRW-H001M-8.
Modeli do të hidhet fillimisht në tregun kinez me një çmim prej rreth 294 dollarësh, duke përfshirë taksat lokale.
Sensori i pajisjes mund të monitorojë rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit në gjak, gjumin dhe temperaturën e trupit.
Unaza gjithashtu numëron hapat dhe vlerëson shpenzimin e kalorive, ndërsa bateria e saj pritet të zgjasë nga katër deri në gjashtë ditë.
Casio prej disa kohësh shet orë në formë unaze, përfshirë edhe një model të vogël G-Shock, dhe me këtë lansim kompania synon të bashkojë dizajnin tradicional të orëve me teknologjinë moderne të pajisjeve të veshshme.