Foto ilustruese per showbiz-in dhe kulturen

Osmani: Falë Dua Lipës, bota e njeh dhe e do Kosovën

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar dhe vlerësuar kontributin e këngëtares Dua Lipa në promovimin e Kosovës, duke nxjerrë në pah rolin e saj përmes muzikës dhe organizimit të Sunny Hill Festival.

Osmani shkroi: “Disa njerëz e vendosin Kosovën në hartë. Të tjerë bëjnë që bota të dashurohet me të. Dua Lipa i ka bërë të dyja”.

Ajo theksoi se përmes Sunny Hill Festival, Dua Lipa ka sjellë vizitorë nga vende të ndryshme të botës në Prishtinë dhe i ka dhënë Kosovës një skenë të veçantë ndërkombëtare.

“Përmes muzikës së saj, zërit të saj dhe dashurisë së palëkundur për vendlindjen, ajo mbart shpirtin e Kosovës te miliona njerëz në mbarë botën”, shtoi Osmani.

Mesazhin Osmani e shoqëroi me flamurin e Kosovës dhe fotografi nga Sunny Hill Festival, dhe e falënderoi Dua Lipën për ndikimin tek të rinjtë dhe ndihmën në krijimin e një imazhi pozitiv për vendin.