Foto ilustruese per sportin

Tifozët e Spartak kundër Mirlind Dakut: ‘Një shqiptar s’ka vend’

Shoqata e tifozëve Crazy North të Spartak Moskës publikoi në kanalin e saj në Telegram një deklaratë ku shpreh kundërshtimin ndaj transferimit të sulmuesit Mirlind Daku, duke thënë se një shqiptar nuk ka vend në ekipin e tyre.

Në deklaratë grupi shkruan se “lojtarë të tillë nuk kanë qenë kurrë pjesë e ekipit tonë dhe nuk duhet të jenë”.

Daku, sipas raportimit, sot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te klubi nga Moska, ndërsa transferimi raportohet të përfshijë një shifër prej 11 milionë euro për shërbimet e tij.

Crazy North gjithashtu pretendon se, duke u bazuar në të kaluarën e futbollistit, parashikojnë probleme brenda ekipit; ky qëndrim i tifozëve u bë publik ndërkohë që klubi vazhdon procesin e transferimit.