Foto: Dy infermierë arrestohen në QKMF-Prizren, ndalohen 48 orë për përvetësim

Dy infermierë arrestohen në QKMF-Prizren, ndalohen 48 orë për përvetësim

Dy infermierë u arrestuan gjatë një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Përvetësim në detyrë”.

Të arrestuarit identifikohen si Xhemajli Bislimaj, rreth 55 vjeç, kryeinfermier në QKMF-Prizren, dhe Besnik Ramadani, rreth 47 vjeç, infermier në të njëjtin qendër.

Sipas dosjes hetimore, dyshohet se përvetësimet kanë ndodhur gjatë ndërrimeve të natës në periudhat gusht-nëntor 2024 dhe shkurt-dhjetor 2025. Hetimet janë ende në zhvillim dhe mund të zgjerohen nëse sigurohen prova të reja.