Foto: Aksident në Fushë Arrëz-Fierzë, 37-vjeçari që u transportua me helikopter ka vdekur

Aksident në Fushë Arrëz-Fierzë, 37-vjeçari që u transportua me helikopter ka vdekur

Sipas raportimeve të para, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45 në aksin rrugor Fushë Arrëz-Fierzë një aksident i rëndë përfundoi me vdekjen e 37-vjeçarit A. U. Ai u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore në spitalin e Bajram Currit dhe më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë.

37-vjeçari ishte drejtues i një motomjeti dhe u përplas me një automjet me drejtues K. H., 59 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.