Arsenali parashikohet kampion i Premierligës me vetëm tre pikë diferencë ndaj Manchester Cityt
Superkompjuteri i platformës Compare.bet ka publikuar parashikimet për sezonin 2026/27 të Premierligës së Anglisë, duke vënë në qendër një garë të ngushtë për titullin kampion. Sipas simulimeve të kryera, Arsenali është favoriti për ta mbrojtur titullin me një diferencë prej vetëm tri pikësh ndaj Manchester Cityt.
Modelet e inteligjencës artificiale dhe probabilitetet, të bazuara në mbi 10 mijë simulime të sezonit, japin një shans prej 45% për Arsenalin që të dalë kampion. Manchester City parashikohet të përfundojë në vend të dytë, duke ndjekur rivalin me një diferencë shumë të ngushtë pikësh.
Në një renditje interesante, Liverpooli pritet të njëzihet në vendin e tretë të kampionatit, ndjekur nga Chelsea që parashikohet të mbyllë katërsheun e parë. Ndërkohë, Manchester United pritet të jetë në vendin e gjashtë, megjithëse nuk i mungojnë shanset me 3.5% probabilitet për të fituar titullin.
Në fundin e renditjes, tri skuadrat që thuhet se do të bien nga elita janë Hull City, Coventry City dhe Ipswich Town. Sipas të dhënave të simulimeve, Hull City do të ketë një sezon shumë të vështirë, duke mbledhur vetëm 19 pikë dhe duke rënë nga Premierliga.
Kjo prognozë e superkompjuterit krijon pritshmëri të mëdha për një sezon jashtëzakonisht të luftuar në elitën e futbollit anglez, ku çdo pikë do të ketë rëndësi në betejën për titullin dhe mbijetesë.