Barcelona nis ristrukturimin për unifikimin e ekipit të parë me Barça Atlètic, fokus te La Masia
Barcelona po përparon me një nismë të rëndësishme për unifikimin e ekipit të parë me Barça Atlètic, duke synuar që të krijojë një strukturë më të koordinuar dhe efikase në aspektin sportiv, menaxherial dhe ekonomik. Ky projekt është diskutuar në mbledhjen e fundit të bordit drejtues të klubit katalanas.
Qëllimi kryesor i këtij ristrukturimi është përmirësimi i procesit të vendimmarrjes dhe planifikimit të burimeve, si dhe zhvillimi më i mirë i futbollistëve që vijnë nga akademia legjendare La Masia. Kjo do të mundësojë një rrjedhshmëri dhe lidhje më të fortë mes dy ekipeve.
Trajneri Hansi Flick, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës së parë së fundmi, luan një rol qendror në këtë projekt. Ai ka shprehur besim të madh te talentet e reja që rriten në Barcelonë dhe ka përfshirë disa lojtarë nga Barça Atlètic në seancat e stërvitore të ekipit të parë.
Sipas raportimeve, disa prej futbollistëve më premtues të Barça Atlètic ndodhen aktualisht në Angli ku po zhvillohet faza përgatitore për sezonin e ri, duke marrë kështu mundësinë për t’u integruar më mirë në skuadrën e parë.
Kjo nismë pritet të fuqizojë mekanizmat funksionalë që do t’i mundësojnë stafit teknik të reagojë më shpejt ndaj nevojave të skuadrës së parë, duke garantuar një zhvillim të vazhdueshëm dhe të koordinuar të lojtarëve.
Projekti konsiderohet një hap i rëndësishëm në konsolidimin e modelit të zhvillimit të talenteve nga La Masia drejt ekipeve kryesore të Barcelonës dhe pritet të ndikojë pozitivisht në performancën e klubit në sezonet e ardhshme.