Kompania gjermane BMZ mbyll fabrikën në Shkup, prodhimin e zhvendos në Poloni

Kompania gjermane BMZ, e njohur për prodhimin e baterive litium-jon, ka marrë vendim që të mbyllë fabrikën e saj në Shkup, Maqedoni e Veriut, dhe të zhvendosë prodhimin në Poloni deri në fund të vitit 2026. Ky vendim pason një analizë të gjerë ekonomike dhe do të ndikojë në rreth 100 punonjës të fabrikës.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, BMZ do të konsolidojë prodhimin e saj evropian me këtë zhvendosje, duke synuar përqendrimin dhe përmirësimin e proceseve prodhuese. Kompania ka theksuar përgjegjësinë dhe transparencën në këtë tranzicion, duke respektuar punonjësit që preken nga ky vendim.

Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjiko-Industriale (TIDZ) është njoftuar për mbylljen e fabrikës dhe sipas tyre, një investitor ekzistues në vend është i interesuar për të marrë pjesën e punonjësve të BMZ-së. Gjithashtu, pritet ardhja e një investitori tjetër nga Bashkimi Evropian, i cili do të negociojë për marrjen në shfrytëzim të objektit të fabrikës.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar se kompania e re që do të marrë pjesën e prodhimit do të jetë nga industria automobilistike apo një sektor tjetër. Rrethanat mbeten të paspecifikuara dhe pretendohet se negociatat janë në faza fillestare.

Kjo largim i BMZ-së është një nga disa raste të investitorëve të huaj që po largohen nga Maqedonia e Veriut kohët e fundit, duke ngjallur shqetësime për klimën e biznesit dhe ruajtjen e vendeve të punës në vend.