Ahmeti thekson rëndësinë e rrugës evropiane dhe Marrëveshjes së Ohrit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi më 30 korrik 2026 një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Özlem Canel, ku diskutuan për rrugën evropiane dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit. Në fokus të bisedës ishte nevoja urgjente për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Ahmeti theksoi se çdo vonesë në këtë proces ndikojnë negativisht në perspektivën evropiane të vendit, duke dobësuar institucionet dhe duke krijuar pasiguri politike, ekonomike dhe shoqërore. Ai shprehu shqetësimin e tij lidhur me goditjet e vazhdueshme ndaj Marrëveshjes së Ohrit, një kornizë kyçe që garanton barazinë, kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e përgjithshëm të shtetit.
Sipas Ahmetit, Marrëveshja e Ohrit është themeli i paqes dhe funksionimit demokratik të vendit, prandaj mbrojtja e saj është e domosdoshme për ruajtjen e stabilitetit dhe marrëdhënieve ndëretnike të shëndosha. Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet politike aktuale, çështjet e sundimit të ligjit, siguria dhe sfidat rajonale me të cilat përballet vendi.
Ahmeti përmendi se partnerët ndërkombëtarë duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të dëgjojnë alarmin që ka ndodhur me zhvillimet e fundit brenda vendit. Ai nënvizoi se rruga evropiane dhe Marrëveshja e Ohrit mbeten dy shtyllat kryesore që mbajnë stabilitetin, demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe synoi të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar me theks në avancimin e perspektivës evropiane dhe ruajtjen e paqes së brendshme.