Lewis Capaldi kryeson natën e dytë të Sunny Hill sonte
Sunny Hill Festival vazhdon sonte me natën e dytë, ku ylli skocez Lewis Capaldi figuron si performuesi kryesor në Sunny Hill Stage — një nga momentet më të pritura të edicionit të sivjetëm.
Capaldi pritet të ngjitet në skenë nga ora 22:30 deri në 00:00, sipas orarit të publikuar për mbrëmjen.
Para performancës së tij, publiku do të shijojë koncertet e Esdeekid dhe Auxlua, si dhe një performancë të përbashkët të Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son, që pritet të ngrejë atmosferën para numrit kryesor.
Në skenat e tjera të festivalit janë të konfirmuar Buta, EKO, Locky, Halfpint, Artssassin, Bana Zahiti, Rreze, Asgjë Sikur Dielli, Hawolf, Deezy, si dhe Gjin, Pawsa dhe Kamelia në C4 Stage; nata e dytë pritet të mbledhë mijëra adhurues në Parkun e Sunny Hill në Prishtinë.