Sunny Hill arrin sold out — organizatorët: “Të gjitha biletat janë shitur”
Organizatorët e Sunny Hill Festival njoftuan në faqen zyrtare në rrjetet sociale se të gjitha biletat për edicionin e sivjetmë janë shitur. Në postim shkruhej: “Të gjitha biletat janë shitur. Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen.”
Në njoftimin e festivalit thuhet se nuk ka më bileta në dispozicion për këtë edicion.
Edicioni i sivjetmë po zhvillohet në Bërnicë të Poshtme, Prishtinë, me performanca të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë; festivali raportohet të mbahet nga 31 korrik deri më 2 gusht.