Rita Ora në Ohër: Jam shumë krenare që vij nga Kosova
Rita Ora mbajti një koncert në Ohër mbrëmjen e së shtunës dhe në skenë u shpreh qartë: “Jam shumë krenare që vij nga Kosova, Shqipëria.”
Performanca e saj ndezi atmosferën, teksa interpretoi disa prej hiteve më të njohura para një audience të madhe dhe të entuziazmuar.
Gjatë koncertit, Rita iu drejtua disa herë fansave në gjuhën shqipe dhe kujtoi se e kishte vizituar Ohrin që në fëmijëri, duke përmendur lidhjen e veçantë me qytetin.
Shprehja e krenarisë nga skena u prit me duartrokitje dhe ovacione nga publiku, që e përcolli koncertin me entuziazëm të vazhdueshëm.
Netët muzikore në Ohër përfunduan me atmosferë festive, ndërsa performanca e Ritës riforcoi imazhin e saj si një yll që shpreh hapur lidhjet kulturore me rajonin.