Haradinaj: Sunny Hill dëshmon se Kosova mund të organizojë ngjarje botërore
Ramush Haradinaj ka përgëzuar organizimin e festivalit Sunny Hill, duke thënë se ky aktivitet dëshmon se Kosova mund të organizojë ngjarje me përmasa botërore.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se angazhimi i organizatorëve Dukagjin Lipa dhe këngëtares Dua Lipa ka bërë të mundur sjelljen e artistëve ndërkombëtarë dhe mijëra vizitorëve.
Ish-kryetari i Aleancës i ka përgëzuar të gjithë artistët që kanë performuar në festival, ndërsa i ka kushtuar një vlerësim të veçantë Katy Perry-t, duke theksuar se ajo e nderoi flamurin e Kosovës gjatë performancës së saj.
Haradinaj gjithashtu ka shprehur mirënjohje për Policinë e Kosovës dhe për të gjitha institucionet që po kontribuojnë në mbarëvajtjen dhe sigurinë e festivalit.