Vdes një person në Pejë pasi u godit nga treni
Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës konfirmoi se një person, i paidentifikuar, ka humbur jetën pasi u godit nga treni në Pejë. Policia dhe autoambulanca dolën në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, tha se rasti ishte raportuar rreth orës 05:35 dhe se treni, i nisur nga qyteti i Pejës, e ka goditur personin.
Në vendngjarje mjeku konstatoi vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje ishin të pranishme njësitë kompetente policore dhe Prokuroria e Shtetit.
Rrethanat dhe shkaqet e incidentit po hetohen nga organet kompetente.