Foto ilustruese per shendetesine

Aksident në Mrasor, 10 të lënduar dërgohen në spital

Aksident trafiku ndodhi në rrugën magjistrale Gjakovë-Klinë, në fshatin Mrasor; rreth orës 19:10 në Repartin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës u pranuan 10 persona të lënduar.

Pas trajtimit fillestar në Emergjencë, dy pacientë u transferuan për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pjesa tjetër e të lënduarve u shpërndanë në repartet e spitalit: pesë pacientë u pranuan në Repartin e Ortopedisë, një pacient në Repartin e Kirurgjisë dhe një paciente shtatzënë në Repartin e Gjinekologjisë.

Një person, pas marrjes së trajtimit fillestar, u lirua për trajtim në shtëpi. Raportohet gjithashtu që të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë trajtuar në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi.