Qef n’Lagje nis më 5 gusht: çfarë do të dëgjoni në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar organizimin e aktivitetit kulturor “Qef n’Lagje”. Edicioni i parë do të mbahet më 5 gusht, duke filluar nga ora 20:00, në lagjen Dardania, te lokacioni “Mbi Kurriz”.
“Qef n’Lagje” është një iniciativë që synon të sjellë koncerte dhe aktivitete kulturore në lagjet e kryeqytetit. Gjatë kësaj vere do të ketë muzikë live dhe performanca në lagje të ndryshme të Prishtinës, përfshirë Dardaninë, Ulpianën, Bregun e Diellit, Kolovicën dhe Kodrën e Trimave.
Pjesë e programit do të jenë artistët Nita Latifi, Offchestra, Florent Gjoni, Madh Abrashi dhe String String, të cilët pritet të performojnë muzikë live për publikun në hapësira lokale.
Aktivitetin e organizon Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e drejtorit Isah Mustafa.