Foto: Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i; i dorëzohet policisë

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i; i dorëzohet policisë

Më 04.08.2026 u ekstradua nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me inicialet K.B., i cili më pas iu dorëzua njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore.

I dyshuari K.B. ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi ndaj tij ishte lëshuar letërreshtim ndërkombëtar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia bëri të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Zvicrës.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor tha se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.