Kosova dërgon rekord: 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026
Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me një delegacion rekord prej 163 sportistësh, që do të garojnë në edicionin e këtij viti, i cili zhvillohet nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026.
Delegacioni përbëhet nga 87 meshkuj dhe 76 femra, një nga përbërjet më të mëdha të dërguara deri më tani për një garë ndërkombëtare të këtij rangu.
Sportistët kosovarë do të konkurojnë në 21 disiplina sportive, duke shënuar kështu një praninë më të gjerë në shumë sporte krahasuar me edicionet e mëparshme.
Për herë të parë Kosova do të ketë përfaqësim në katër sporte ekipore: futboll (meshkujt U21 dhe femrat U19), volejboll, hendboll dhe basketboll 3×3 në të dyja gjinive.
Në dy edicionet e mëparshme të Lojërave Mesdhetare, Kosova ka fituar gjithsej 10 medalje, nëntë në xhudo dhe një në boks, dhe delegacioni i madh i këtij viti synon të rrisë bilancin historik.