Harper’s Bazaar e quan Dua Lipën ‘mbretëreshë’ të Sunny Hill
Harper’s Bazaar e nis artikullin duke e quajtur Dua Lipën “Mbretëresha e Sunny Hill Festival”, duke vlerësuar rikthimin e saj në Prishtinë dhe paraqitjet e veçanta në festivalin që ajo themeloi së bashku me familjen.
Në natën e parë, Dua iu bashkua turmës për të përjetuar performancën e Katy Perry dhe u shfaq me një fustan mini metalik të markës Rabanne, i krijuar tërësisht nga zinxhirë metalikë, të kombinuar me çizmet e zeza prej lëkure që i shoqëruan gjatë gjithë festivalit.
Ditën tjetër këngëtarja u shfaq në stil bohem, me një kostum të bardhë me dantellë nga Chloe, me prerje që zbulonin shpatullat dhe një rrip të gjerë të zi; në mbrëmje ajo shtoi një xhaketë të kuqe sportive dhe kaloi natën duke festuar me familjen e saj.
Sunny Hill Festival u themelua në vitin 2018 nga Dua Lipa së bashku me prindërit e saj. Prindërit, sipas shkrimit, kishin emigruar nga Kosova drejt Londrës në vitet ’90 dhe u rikthyen pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Harper’s Bazaar, përmbledh sipas artikullit, fokusin e saj tek rikthimi i këngëtares në skenë duke i kushtuar vëmendje jo vetëm performancave, por edhe look-eve të ndryshme gjatë festivalit.